Zero HMT është një kompani konsulence në fushën e hospitalitetit që synon të ndihmojë bizneset e mëdha dhe të vogla të arrijnë jo vetëm një standard më të lartë në këtë industri, por edhe të ndërtojnë një ekip më të lumtur, të krijojnë një kulturë kompanie për të cilën mund të ndihen krenarë, të njihen më gjerësisht si brand dhe patjetër të shtojnë fitimet e tyre vjetore.
Ne ofrojmë shërbime të një niveli të lartë, dhe programe trajnimi në fushën e hospitalitetit, që kanë të bëjnë me çdo gjë, nga konceptimi i identitetit të kompanisë suaj, tek ndërtimi i strukturës dhe kost kontrollit që i përshtatet modelit tuaj të biznesit.
Programet tona të trajnimit në fushën e hospitalitetit janë krijuar për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të bizneseve, duke filluar nga agrobizneset e deri te kompanitë ndërkombëtare.