• Office Hours: 8:00 AM – 7:45 PM
Thumb Thumb

2 Vite Eksperiencë

Ne ju ndihmojmë të arrini ekselencë në fushën e hospitalitetit!

Zero HMT u krijua në vitin 2020 nga një grup ekspertësh në fushën e hospitalitetit. Me synimin për të ofruar shërbim me cilësi të lartë për publikun dhe për të krijuar një nivel të ri përsosmërie në hospitalitet, Zero HMT hartoi një program trajnimi gjithëpërfshirës që mbulon çështjet e përgjithshme të menaxhimit të hospitalitetit, burimet njerëzore, eventet, menutë dhe më shumë.
Qëllimi ynë është t'ju ndihmojmë të ofroni shërbimin më të mirë të mundshëm, të njiheni sa më shumë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, të rrisni klientelën tuaj dhe të arrini më tepër sukses.
Stafi ynë është përzgjedhur me kujdes për të ofruar përvojën më të mirë në çdo fushë të kësaj industrie, nga ushqimi deri te menaxhimi i kostos. Përveç kësaj, ne përdorim standardet më të fundit të miratuara globalisht për të ofruar një cilësi të padiskutueshme.

Fusha jonë

Pse duhet të na zgjidhni ne

Industria e hospitalitetit është mjaft aktive dhe ndryshon çdo ditë. Është një nga fushat më dinamike që ekziston dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme në çdo detaj. Nëse vetëm një pjatë ushqimi del e pagatuar mirë, apo një dhomë mbetet e papastër, kjo mund të dëmtojë shumë reputacionin e biznesit tuaj. Monitorimi i çdo detaji mund të bëhet rraskapitës, dhe lë hapësirë për gabime. Por këtu ju vjen në ndihmë ekspertiza jonë.
Kurset tona të hospitalitetit mund t'ju mësojnë se cilit sektor të biznesit tuaj duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje dhe si të punoni në mënyrën më efikase. Përveç kësaj, programet tona do t'ju ndihmojnë të ofroni një shërbim me cilësi të lartë, të përmirësoni reputacionin tuaj, të rrisni klientelën tuaj dhe të fitoni të ardhura më të kënaqshme.

  • 100% klientelë e kënaqur
  • Kompani e rangut botëror
Projekte të kompletuara
Thumb
Projekte të kompletuara

PROÇESI

Si punojmë ne

01
Zgjidhni një shërbim

Zgjidhni një nga programet tona gjithëpërfshirëse të menaxhimit që t’i vini në ndihmë më së miri biznesit tuaj.

02
Na kontaktoni

Na tregoni për kompaninë tuaj dhe atë që dëshironi e prisni të arrini nga ky program.

04
Merrni informacionin e duhur nga ne

Merrni propozimin tonë të detajuar për programin, i cili përfshin përshkrimin e hapave.

03
Le t’i futemi punës

Caktojmë një takim për të diskutuar zbatimin e programit tonë dhe si të fillojmë sa më parë procesin e përmirësimit të biznesit tuaj.